Thursday, February 6, 2025
BallinaVitrina e libritANGELA KOSTA PËRKTHEN NË DYGJUHËSH POETIN INDIAN MD EJAJ AHAMED

ANGELA KOSTA PËRKTHEN NË DYGJUHËSH POETIN INDIAN MD EJAJ AHAMED

Md EJAJ AHAMED
MURSHIDABAD (BENGALI PERËNDIMOR – INDI)

Md Ejaj Ahamed është poet dygjuhësh, shkrimtar, gazetar, profesor, botues dhe ambasador i paqes. Ai ka lindur më 26 shkurt 1990 në fshatin Mahendrapur në Aurangabad, distrikti Murshidabad, Bengali Perëndimor në Indi. Prindërit e tij janë Md Samsuddin Biswas dhe Matiyara Bibi. Gradat e tij janë: English Honours, triple MA, B.Ed, D. El. Ed. Md Ejaj ka 12 vite që jep mësim. Që në moshë të vogël, ai ishte në gjendje të përballonte vështirësitë financiare të familjes së tij dhe të vazhdonte të studionte e të shkruante. Gjatë periudhës së kolegjit, poezitë dhe esetë e tij bengali-angleze botoheshin çdo vit në revistën e kolegjit “Ayon”. Poezitë e tij bengalezo-angleze dhe esetë janë botuar në revista, gazeta dhe libra të përbashkët poetikë të ndryshëm. Gazeta e tij kërkimore “Zbulimi dhe Maja e Artë e Përmirësimit” u botua në revistën ndërkombëtare “Rjelal”, dhe një tjetër dorëshkrim i tij kërkimor “Exploring New Trends and Innovations in English Language and Literature” u botua në një libër standard ndërkombëtar. Librat e tij bengalezë të botuar janë: “Swopno Tori” (Dream Boat – Varca e ëndrrave), Bangla Sahitya o cinemaya Goyenda Charitra (Detective Characters in Bengali Literature and Cinema), “Maner pandulipi” (Dorëshkrim), ‘Hrid-Canvas’ (Heart-Canvas) dhe ‘Antarer Kabyakatha’ (Poezia e zemrës), ‘Paranta Sandhya’ (Mbrëmja e vjeshtës). Md Ejaj është Kryeredaktori i revistës Swapner Vela Sahitya patrika (Rafti i ëndrrave). Gjithashtu, kohët e fundit, ai ishte anëtar i bordit editorial të revistës “International Sahitya Subarna” si dhe anëtar i bordit këshillimor. Përveç kësaj, Md Ejaj është redaktor i Bengalit verior të The Quadri Times dhe sekretar i financave i Joy Bangla Sahitya Parisad të Bangladeshit. Ai ka redaktuar një koleksion poezish bengaleze nga poetë nga India dhe Bangladeshi, “Kabitar Akash” (Qielli i poezisë) dhe ‘Kabitar Aranya’ (Pylli i poezisë), dhe “Kabitar Sagar” (Deti i poezisë). Aktualisht, Md Ejaj punon si gazetar për gazeta të ndryshme. Md Ejaj ka marrë shumë çmime dhe doktoratë nderi nga organizata të ndryshme. Ai ka marrë nderin e Fondacionit të të Drejtave të Njeriut SAARC, ka marrë titullin “Ambasador i Paqes” i WLFPH, “Ambasador Global” i Grupit Ndërkombëtar të Studimit të Shkrim – leximit (Bangladesh), është anëtar i Ambasadorëve Globalë të Stabilizimit dhe Oficer i Çertifikuar (Dubai), anëtar i Akademisë Ndërkombëtare të Ambasadorëve të Paqes (Egjipt), Ambassador-‘Iqra Foundation’ (Jerusalem), Anëtar i Paqes së ‘Akademisë Ndërkombëtare për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut’ (Egjipt), Anëtar i ‘Feather and Extender Humanity Academy’ Europe and Turkey Branch, Anëtar i Global Friends Club, Ambasador për Paqen Botërore i Fondacionit Maria Gladys dhe është gjithashtu moderator i “London Poets Club” në Angli.

LUTJA E TOKËS

Toka ka shekuj që vuan
Nga sëmundja me emrin luftë
Toka e shikon njerëzimin e pafuqishme
Në agoni qan
I lutet të Plotëfuqishmit
Të shërojë dhe të falë fëmijët e tij
Për t’i shndërruar në qenie ideale,
I lutet Krijuesit të shpërndajë
Aromën e harmonisë nëpër hartën e njeriut
I lutet të Plotë Madhërishmit të Universit
Për shiun e paqes në Atdhe
Dhe në mendjen e njerëzimit
I lutet Shpëtimtarit që ta mbrojë nga urrejtja
Dhe për të mbjellë farat e mirësisë
Në fushën e gjenetikës
Dhe mendjet e njerëzimit
Jo për të luftuar…

HAIKU

Dielli zgjohet
Toka nga gjumi i saj
E gjithë natyra gëzohet, buzëqesh…

Kur dielli perëndon,
Nata vjen, por pastaj hëna, yjet,
Natyra, gjithësinë vëzhgojnë…

NËN QIELLIN PLOT YJE

Pranë një përroi jam ulur
Nën qiellin plot yje,
Syri i natës fytyrën e saj shfaq
Në pasqyrën e ujit,
Lart e poshtë pashë
Sërish dhe sërish,
Buzëqeshte
Dhe të gjithë të habitur
nga shkëlqimi i saj u stepën
Përroi buzëqeshte dhe kërcente,
Flladi këndonte
Teksa përkëdhelje në trupat tanë pikturonte
Dhe në mendimet tona.
E gjithë lugina e lagësht
nga shatërvani i dritës së hënës
Fustan të bukur kishte veshur
Mendime romantike me krahë fluturonin
Në qiellin e mendjes sime.
Nëse e dashura ime
Në këtë moment magjik me mua do të ishte
Sa bukur do të ish!
Ende mendimet e kozmosit me krahë fluturonin
Në qiellin e mendjes sime
Sa i madh është kozmosi!
Kaq shumë planete dhe yje!
Dhe zogjtë e mendimeve
të Plotëfuqishmin na kujtojnë
Ndaj thashë: “Sa i madh është Krijuesi”!

Përktheu Angela Kosta Akademike, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, kritike letrare, redaktore, promovuese

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT