Friday, November 22, 2024
BallinaSportXabi Alonso e kujton finalen e papërsëritshme të Championsit me Milanin

Xabi Alonso e kujton finalen e papërsëritshme të Championsit me Milanin

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve, trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso ka folur edhe për finalen e famshme të Stambollit në vitin 2005, kur Liverpooli i tij kishte arritur ta bënte një rikthim historik dhe të pabesueshëm duke e rikuperuar disavantazhin prej tre golash në pjesën e dytë, për të fituar më pas në penalti.

“Ishte diçka thelbësore për karrierën time. Pas 20 vjetësh flasim ende për atë natë… Është një kujtim i bukur ai i Stambollit, e dy vjet më pas humbëm nga Milani, po në finale. Por, ajo fitore e vitit 2005 ishte e pabesueshme. Ka ndodhur 20 vjet më parë, ndërsa tash duhet të mendojmë për lojën e nesërme. Milani megjithatë është historia e Championsit, e kam përcjellë gjithmonë, që nga koha e Sacchit e Capellos. Ka lojtarë të mëdhenj dhe të përballemi me ta për ne është një nder”, deklaroi trajneri spanjoll, përcjell “Gazeta Express”.

Thoni lamtumirë bunioneve: Zbuloni zgjidhjen natyrale në 48 orë
Ish-futbollisti i Real Madridit, Liverpoolit e Bayern Munichut foli edhe për sfidën e nesërme që do ta kenë Granit Xhaka me shokë ndaj “Rossoneri”.

“Të luash kundër skuadrave italianë është gjithmonë e vështirë, nevojitet qetësi e madhe në posedimin e topit sepse ata janë gjithmonë të gatshëm të mbrohen. Stili i Paulo Fonsecas është i qartë, e kanë një ide dhe një modul të definuar. Të shohim nesër se çfarë lloji të lojës do të jemi në gjendje ta bëjmë, por duam të jemi protagonistë, ne jemi të gatshëm”, përfundoi Xabi Alonso. /Gazeta Express/

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT