Ehh çma zure pusinë
O sy kaltër trëndelinë
A u ktheve lumit Drinit
Me aromën e Agimit…
Në një fletë trëndafili
Poezinë për ty po shkruaj
Kur petalja të jetë këputur
Aromë gushës do t’i lëshojë…
Suri yt porsi ulliri
Si rrezja e diellit po rrezaton
Si një farë luledielli
Loti yt në gjoks më pikoi…
Zgjata dorën fshiva lotin
Buza jote si trëndafil
Të lutem më jep një puthje
Që ta kem unë si kujtim…
Në petalet e trëndafilit
Po të shkruaj një poezi
Dhe me këngën e bilbilit
Të këndojmë poetë të dy…
Bukur vargjet po u thurkan
Se nga zemra dalin vet
Më e bukur bëhet jeta
Kur në shpirt je i sinqertë..
Kur petalet marrin ngjyra
Zemrën time ti ndriçon
Në tua vargje jam dashuruar
Veç poeti ty të kupton…!