Monday, June 16, 2025
BallinaVitrina e libritMirvete Kabashi Leku-KU JE E KAH JE? ( Ukshin Hotit)

Mirvete Kabashi Leku-KU JE E KAH JE? ( Ukshin Hotit)

Fjalët e tua u ngujuan me zinxhirë në kokën time
Më zgjove dashurinë për historinë e vendit tim
Zemra mori krahë të fluturojë në agime
Forcë të re mora për ditën që ende s’kishte gdhirë.

Ti zgjove me vrull në jetë
Ëndrrën time kombëtare.
Në vitet që kalonin ngrohëm ndjenjat atdhetare
Mugullonim, hapeshim në trojet e gjakut çdo ditë.
Bashkë me lulet e asaj pranvere
Kërkonim dritë.

Gdhendnim kohën për një qëllim të madh të lartë e fisnik.
Të lidhemi së bashku me besë, pa droje e frikë
Të jemi të fortë e besnike krah për krah jetë e mot
Të gëzojmë bashkimin, të jemi UNIKOMB…

E sot?
Mbeti vetem thirrja për Ty Ukshin Burri!
Ku je, kah je, ku të lamë, o Hero si flamuri?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT