Tuesday, June 17, 2025
BallinaVitrina e libritMira Zaho Mëhilli -Heshtja dëgjohet

Mira Zaho Mëhilli -Heshtja dëgjohet

Ndrydhur gjuhës,
kundërshti e paudhësisë,
mpirë pamundësisë
për të reaguar, e pazë,
nën frerët e heshtjes flet.

Tkurrur skutave të fytit,
si sfidë ndaj trysnisë,
ku lakoni e gjuhës,
shteg nuk gjen,
ku fjalëve të xhevahirta,
u zbehet shkëlqimi,
heshtja, përçmimit
të shpirtit mjeran flet.

Heshtja, si refleks
i emocioneve të brendshme,
me madhështinë
e mendimit të thellë,
pa ngurim, bindshëm,
dëshpërimin mposht.

Me gjuhën e intolerancës,
ndaj çorbës bajate,
që shpirtin helmon,
distancimit heshtja flet,
si sinjal i deshifrimit
të së vërtetës,
pashmangshëm
arrin të dëgjohet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT