Sunday, February 8, 2026
BallinaVitrina e libritJahe Fida-Mos loto bir, më sill trandafila!

Jahe Fida-Mos loto bir, më sill trandafila!

Kur të vish ti, lotët do jenë sosur,
Nënën, biri im,do e gjesh t’varosur,
Me lotë do vadisësh dheun përmbi mua,
Mbi mua do bien, ato lotë s’i dua!

Fort mirë e di nëna, që s’ish i yti faj,
kushtet t’detyruan, nuk munda tet’mbaj’
Ndaj biri im ike edhe n’gurbet shkove,
zemrën k’tu e kishe , nënën s’e harove!

S’të tregova bir, që isha sëmurë
Ti s’mund t’vije dot, na kishin ngrit mur
dhe nëse kapërceje për me ardh te unë
s’mund të shkoje prap, e të prishej punë

Unë s’të qortoj dhe pse mbetem vetëm
na ikën fëmijët, nga malli u tretëm
Pse s’të tregova, që isha sëmurë
mos më qorto mua, djalë bëhu burr!

Në vend t’lotëve bir, sillmë trandafila
me aromën djali, të jenë të mbështjella
me aromë niprish e mbesash t’jenë mbush
të mbien në faqe, t’rreshqasin në gushë!

Kur të vish bir, nëse jam varrosur,
mos derdh lotë, s’të dua t’brengusur,
kështu ishte shkruar për mua për Ty,
të na djeg malli, malli të na gri’ !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT