Wednesday, March 4, 2026
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-QYTETI IM PO LULËZON

Murtez Asllani-QYTETI IM PO LULËZON

Çdo ditë e më shumë
qyteti im po lulëzon,
pamjen po e ndryshon,
po zgjerohet,
po ndërtohet
nga të gjithë çmohet.

Rrugë të asfaltuara
sheshe e bulevarde,
plot rrokaqiej
gjelbërim në çdo anë,
të kënaqet syri
ta shikosh
dhe ta çmosh.

Jam shumë krenar
që banoj në këtë qytet,
ku jetoj shumë i qetë
shkoj ku dua vetë!

Çdo vizitor që vjen
kënaqet në këtë qytet,
ku veten e ndien,
sikur në shtëpinë e vet!

Secila pjesë e qytetit
është për lakmi,
s’ka si Ferizaji
plot me lumturi!

Çdo pjesë e qytetit
përditë po ndërtohet,
populli shumë i kënaqur
vërtet po gëzohen!

Lulëzo, qyteti im
se tash je i lirë,
kudo në çdo anë
po jetohet mirë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT