Tuesday, April 21, 2026
BallinaLajmeVrasja e Liridonës- Naim Murseli e Granit Plava dënohen me burg të...

Vrasja e Liridonës- Naim Murseli e Granit Plava dënohen me burg të përjetshëm, Kokalla me 30 vite burg

Naim Murseli është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt. Aktgjykimi është shpallur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Granit Plava është dënuar po ashtu me burgim të përjetshëm, kurse Kushtrim Kokalla me me 30 vjet.

Fjalët përfundimtare në këtë rast janë paraqitur të premten, ku palët kanë dhënë qëndrimet e tyre lidhur me provat dhe përgjegjësinë penale të të akuzuarve.

Prokuroria kishte kërkuar dënim maksimal me burgim të përjetshëm për të akuzuarit, duke pretenduar se vrasja është organizuar dhe kryer në mënyrë të planifikuar.

Edhe familja e Liridonës ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm.

Liridona Ademj u vra më në nëntor të vitit 2023, në një rrugë në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.

Ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli akuzohet për planifikimin e vrasjes, Plava akuzohet se e ka kryer vrasjen, ndërkaq Kushtrim Kokalla akuzohet se e ka njoftuar dorasin e dyshuar me Murselin.

Aktakuza e ngarkon Murselin se e ka planifikuar vrasjen e bashkëshortes me qëllim hakmarrjeje dhe përfitimi financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, në shumë prej rreth 260 mijë eurosh.

Sipas Prokurorisë, Murseli e ka planifikuar vrasjen në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, duke u premtuar atyre një shpërblim prej 30 mijë eurosh për ta kryer krimin./Reporteri.net/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT