PARIA E PARTISE
Nen hijen e Rrapit legjendar,
jam ulur ne karrigen e apartiakut,
sjell qetesi shpirterore puhiza e
Lumbardhit,
ndergjegja ndihet me se krenar.
*
Nuk ofrohem partise ne pushtet,
kurren e kurres nuk do nenshtrohem,
nuk dua te zemeroj zemren e paster te shkronjetarit,
te tregtoj me prozen e poezine.
*
Ndjenjat me besdisen,
fshehurazi syte lotojne,
shkronjesi demagog nen lekure eshte futur,
paria e partise argatin ka shperblyer.
*
Unin tim asgje nuk guxon te ngulfat,
celesin e apartiakut kurre nuk do dorezoj,
nocioni Fisnik e ka koston e larte,
c’eshte nderi, respekti, liria e te shprehurit, kete vartesit nuk kuptojne!!!
……………………………………………………………………………………………………
KOSOVA JONË
Ne sytë e tu, krahërorin tënd
vërej dhimbje, gjakderdhje të paparë,
në ato dy gropëza qelibari
skalitur eshte dhunimi, vdekja, varfëria, sundimi shtazarak ndër brezat.
*
Kosovë, sytë e tu shpalosin tmerr të perseritur,
pasqyrojnë demonët shekullor,
vargjet tona pandërprerë kujtojnë
shpatat, pushkët e sundueseve me gjakë shqiptari kurrë të ngopur.
*
Sot, në ato gropëza të fisnikërisë,
pashë, ëndrrat e humbura të rinisë,
dojnë të të braktisin,
kthejnë shpinën,
Kosovë, diç e tillë mos lejo të të ndodhë!
*
Ç’të them Arbrit, Shpresës, Frymorit,
ç’të them Atdheut tonë më se të dashur,
si të skjaroj ç’ndodh sot, Kosova ynë e bukur,
ku të gjej arsyetim, shkakun e largimit nga gjiri i përzemërt !?
*
Arbëri, fuqi hyjnore jeton në gjoksin tënd,
e jona, Krijesa Tokësore e Posalindur,
në Ty betohemi, në Ty besojmë pafundësisht,
edhe më të fortë do kthehemi, me dijeni kemi për të të rindërtuar.
…………………………………………………………………………………….
BUZEQESHJE OFRO
Lajmet ditore rrenqethese,
gjithandej dhune, kjo nuk i takon njeriut,
vrazhdesit, sjelljet arrogante,
ehhh, edhe une kam harruar te buzeqeshi.
*
Verteten e shtremberojme,
poshtersine kultivojme,
prapambeturise gjynjezohrmi,
ka kohe buzeqeshja ka ikur nga shqiptaret e mi.
*
Buzeqesh mik, gezo rrethinen,
mirepret mengjesin me lule ne dore te nuses,
zbukuro vazen me mimoza te njome,
buzeqeshja nuk ka emer,
nuk ka as mbiemer,
cmuara mike, eshte virtyt tejet human.
POETI DASHURON ATDHEUN
Shtatmadhoria e Tij end vargjet,
zbret shkronjat më të bukura të gjithësisë,
fjalët e padëgjuara shkruan në dhomën e gjumit,
jetëson ëndrrat në folenë e dashurisë,
mbase sheh pik lot ne syrin e Tij,
dije ujë nuk është, ndjenjat janë,
ndonjëhere mbyllur ne vete mediton,
bekuara zonjë janë këto çaste te frymëzimit.
*
Pas mesnate ftuar je pendën të shoqërosh,
ngjiteni ndoshta në botën e Tij të pakuptimtë,
kupton
eshte duke hedhur vargjet e përjetësisë.
*
Bashkë do lundëroni në botën e të bukurës,
çaste këto kur vetëm është fizikisht,
mendimet si mërgimtari i ka huazuar kohës,
gëzuar qëndron në stuhinë e jetës,
lagur i tëri, kërkon vend të ngrohtësisë.
…………………………………………………………………………………..
POETI DASHURON ATDHEUN
Shtatmadhoria e Tij end vargjet,
zbret shkronjat më të bukura të gjithësisë,
fjalët e padëgjuara shkruan në dhomën e gjumit,
jetëson ëndrrat në folenë e dashurisë,
mbase sheh pik lot ne syrin e Tij,
dije ujë nuk është, ndjenjat janë,
ndonjëhere mbyllur ne vete mediton,
bekuara zonjë janë këto çaste te frymëzimit.
*
Pas mesnate ftuar je pendën të shoqërosh,
ngjiteni ndoshta në botën e Tij të pakuptimtë,
kupton
eshte duke hedhur vargjet e përjetësisë.
*
Bashkë do lundëroni në botën e të bukurës,
çaste këto kur vetëm është fizikisht,
mendimet si mërgimtari i ka huazuar kohës,
gëzuar qëndron në stuhinë e jetës,
lagur i tëri, kërkon vend të ngrohtësisë.