Vishi sytë me paqen e një dielli,
Dhe për vello merr të hënës ar,
Në buzët e mishta pak vjollcë lëndinash,
Ato që vesa sapo ka larë.
Tek qafa e hollë vendos lehtë,
Pak qiell mëndafshi si pelerinë,
Mbështillu mirë se s’të kam faj,
Në të shtrëngoj rreth gjoksit tim.
Dhe ato këmbë lëkurë lëmuar,
Mos bë gabim që ti mbulosh,
Me majë të gishtave kur ec zbuluar,
Filluar ke të me tërbosh.
E ç’pret të bëj unë me ty,
A mund të ndalet një stuhi,
Merak e kam që të të puth,
Dhe kur më vjen si erë me shi.
