BallinaVitrina e libritJanaq Jano -HELMI I DASHURISE

Janaq Jano -HELMI I DASHURISE

Pranë xhamit, të kisha përballë
Prita, e të prita në heshtje
Në zemër s’di se çkisha vallë
Dashuri, apo urrejtje?

Një copë fantazme më dukej vetja
Ku sytë e buzqeshja ishin zhdukur
Mbi hirin e dashurisë vërshonte urrejtja
Dashuria s’di ku ishte strukur.

Edhe një copëz jete ishte zhdukur
Në thellësi honesh që sngrihesh dot kurrë
Përballë meje, thjesht si një kukull
Pa shkëlqim, e zbehtë dhe e sëmurë.

Edhe pse erdha, nuk të pashë
S’mbaj mend, më fole a të fola
Dorën, ma dhe apo ta dhashë
Iluzionet e humbura, ti përcolla.

Shigjetat, dy qiej kanë mbuluar
E diellin s’e lënë më të dalë
Unë e ti, me zemër të helmuar
Egërsisht, përplasemi nëpër valë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT