U lind dhe jetoi në Arbëri
që mos të harrohet emri i tij
nga vitet ’60-ta shkroi poezi,
të cilat i pëlqeu plak dhe i ri.
Me 17 prill 1999
me blerimin e pranverës
Ymeri bashkë me familjen
i dha lamtumirën jetës.
Sa keq, sa keq armiqtë vepruan,
kur tërë familjen atë ditë e shuan
u vra Ymeri, Nafija e të tjerë
dhe kurrë nuk shijuan atë verë.
S’ka më zi në këtë jetë të përjetosh
familjen e tërë me dhe ta mbulosh
vajza që mbeti, Teuta krenare
babanë, nënën vëllezërit i shikon ndër varre.
Tash në këtë pranverë ata s’janë mes nesh
shkrimtari më tragjik kujtohet prej nesh.
ti, Ymer Elshani, dritë e popullit tim
sot në pavarësinë e festojmë me gëzim.
Je fanar i ndritur, rreze i jep Kosovës
je lulëkuqe gjaku që nuk vyshkesh kurrë
je shkrimtar mendjendritur, i zoti
ne të kujtojmë mot pas moti.
Emri dhe vepra përherë do të nderohen
shkrimtari martir përherë do t’kujtohet,
mbete i gjallë për t’mos vdekur kurrë
populli i Kosovës t’respekton si burrë.
Je një yll që s’do të shuhesh kurrë
qëndrove i pamposhtur,vdiqe si burrë,
jeta është e tillë ku ka pak gëzime
o Ymer Elshani, dritë e mendjes sime!
