Gjysëm shekulli që përballem me djallin
Me atë djallin e tmerrshem, të zi,
Ngado që lëviz s’ma ndan vrapin
Herë më ngreh leqe e her’ më zë pusi.
Dikur deshi t’më pengonte shkollën
S’donte tja dinte për mesatare dhjetë,
Shkollimi im si temjani e tmerronte
Aty, frikën e madhe shihte në jetë.
Në punë mu turr, këtu mu turr rënd’
Formë kamuflazhi s’la pa përdor,
Herë biografisë mi nxirrte një cen
Herë me paraqiste sabotator.
Herë me petkun e politikanit
E here me postin politik,
Herë me autoritetin e eprorit
Kurdoherë me të njëjtin rrezik.
Gjysëm shekulli që përballem me djallin
Me atë djallin e tmerrshëm të zi,
Gjysëm shekulli që s’ma ndan vrapin
Dhe kurrë s’do më ndahet, e di.
S’ka ditë që s’më hedh gurë nën rrota
Pa turp fshihet dhe me buzëqeshje,
Me presion don t’më hedhë te gropa
Pa menduar që mund të bie ai vete
