Ç’mu zhurit loti i mallit
mbi jastëkun ëndrra zënë,
n’ato udhët gurë kalldrëmi
dritë e hënës kishte rënë.
Buzëqeshja prekte qiellin
në akrepë të orëve, vonë.
Zbardhi dritë…
moj mikja jonë!
Zogjtë e pemët do të thonë!
Po të flasin yjet natën,
mos i lër pa i dëgjuar;
kanë në dritë fjalën time,
që s’e thashë kur u larguam.
Nëse hëna zbret mbi pragun,
e ta mbushë natën me ar,
dije zemra s’rresht së prituri,
si bregdeti pret një valë.
E në ndjefsh ti mall, si unë,
bëhu erë e fryj mbi xham.
Më përkëdhel lehtë në gjumë,
dhe më thuaj: “xhan të kam”
