BallinaVitrina e libritMigel Flor-Gjumë i dhënë hua..

Migel Flor-Gjumë i dhënë hua..

Në jastëkun ku vë kokën unë,
guxon të ulet veç një buf
të butën, po e preke shumë,
kthehet në çast në gur shtuf.

Unë s’i marr leje kujt ku fle,
nuk vë as zile për t’u zgjuar;
në këtë qytet, shurdh e pa zë,
veç kukuvajkën kam dëgjuar.

Askush s’denjoi të më pyesë
pse zgjuar rri, kur bota fle
pse gjumin tim ua jap shpesh hua,
dhe loti im më rrjedh rrëke.

Me ëndrrën zgjuar flas çdo natë,
jo për gëzime e as për vaj
tek rrimë së bashku në një shtrat,
dëgjojmë një kukuvajkë të qajë….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT