Jemi netë që përtypim përralla
Hije që garojnë
për një trofe, që s’na përket.
Rendje që konkuron me sy
andej nga bota, vlen sa një ofsh.
Jemi bindje me filozofinë e të fortit,
arrati nga semaforët,
Përplasim dritën ,në humnerat e mendjes
Jemi asgjëja e joshur, nga asgjëja
Na mundon kuptimi dhe moskuptimi
Jemi marri në limitet e urisë,
Blejmë kohë me çmim qesharak
dhe e veshim me të zeza korb.
