BallinaVitrina e libritAvni Neziri-SHPIRTLËNGIM

Avni Neziri-SHPIRTLËNGIM

Mërgimtar he medet
Nuk e din kurrë çka i ngjet
Duket valle e mbështjellë
As në tokë, as në qiell

Bredhë kodrat edhe brigjet
Me mall mbushë valigjet
Sillet e mbështillet vërdallë
I mençur si shkruan në ballë

Mërgata nektari arbëror
Gjakshprishur, shpirtlëngues
A thua ardhmërinë ku e ke
Treni i fundit ikë për në atdhe

Ëndrrat i ka buzë katundit
Lëngon para trenit të fundit
Atdheu a më pret vallë
Frymon i vdekur, të arrijë i gjallë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT