Wednesday, February 5, 2025
BallinaSportBarcelona me ofertë interesante për Erling Haaland

Barcelona me ofertë interesante për Erling Haaland

Në Barcelonë prej javësh kanë përgatitur gjithçka në rast se Erling Haaland vesh fanellën e katalonasve. 

Sulmuesi norvegjez është shumë i kërkuar në merkaton e radhës dhe Barça ka një propozim shumë interesant sportiv dhe ekonomik për norvegjezin.

Sipas Deportes Cuatro, Barça do t’i ofrojë Haaland 190 milionë për të luajtur nën drejtimin e Xavi Hernández për pesë sezonet e ardhshme. 

Gjatë vitit të parë norvegjezi do të fitonte 20 milionë, i dyti 30 milionë, i treti 40 milionë ndërsa i katërti dhe i pesti do të ishin 50-55 milionë euro.

Gjithmonë sipas Deportes Cuatro, Raiola i ka thënë Laportas dhe babait të Haaland se lojtari duhet të luajë për Barçën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT