Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritE diela poetike me poetin Ismail Gashi

E diela poetike me poetin Ismail Gashi

Rini

T’u ka mpakur zëri

T’u ka mpakur fjala

Po të shuhet zjarri

Po të harrohet kënga

Të shkrepnin sytë

Këndonit rini

Shkëndijë vetëtimë

Ndritnin malet

Ç’pate t’i rini

Çfarë u bë kënga

Nxirrrje bubullimë

Kur të digjte në gji

T’u ka mpakur zëri

T’u ka mpakur fjala

Po të shuhet zjarri

Po të harrohet kënga

MORE BIR!

Të shkruhet aq sa dihet

të mësohet aq sa nuk dihet

përse të nxitohet

koha e ikur nuk mund të vijë

nëse të ka humbur

nuk mund të zihet

për të ka mallë gjithkush

dashuri aq sa nuk thuhet

në çdo sekondë ajo është me ty

duhet të lexohet me mendje e sy

por sado që të kopjohet

nuk të krijohet hija more bir!

KUJDESU PËR TË BARESHA IME!

Nëse një ditë…

Të bie udha andej nga qafë mali

Ka një muranë rrethuar me gurë

Ferrat po e mbulojnë në gjemba

Ndalu

Lexoi lutjet që ka shkruar për ty

Ai i donte shumë lulet me emrin që dashuroi

Në çdo perëndim të diellit fliste me to

Derisa perëndoi edhe vet me mallin në sy

Kujdesu për të baresha ime

Vetëm ajo shenjë i ka mbetur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Kastriot Malo-Nga ty njeri.

Arjana Fetahu Gaba-

Anila Toto-Mbaj në duar