Ka ca dashuri që s’kanë
as vend, as fund.
Ca dashuri që rrinë fshehur
në brendi të një fije drite,
Ka ca dashuri që nuk treten,
as në shi, as në acare
e as në dimra të gjatë.
Ka ca dashuri që nuk preken,
por digjen në mish.
Ca dashuri që nuk flasin,
por bërtasin thellë shpirtit.,
Janë mall pa kthim,
por mbajnë trupin pezull,
si një mëkat i shenjtë.
Ka ca dashuri që s’i ndal as vdekja,
Ca dashuri që jetojnë veç në mendje,
por ndihen në çdo qelizë.
Janë më shumë se trup,
më shumë se shpirt…
janë ajo çka mbetet,
kur gjithçka tjetër ikën.
Ka ca dashuri që jetojnë edhe pa prekje!
