Sunday, March 29, 2026
BallinaVitrina e libritAdelina Pali-NËSE NE NUK KRIJOJMË...

Adelina Pali-NËSE NE NUK KRIJOJMË…

Nëse ne nuk shkruajmë,
fjalët mbeten të palindura
dhe ju, mbeteni duke kërkuar ndjenja.
Nëse ne nuk shkruajmë,
kush do t’ju japë refrenin
që ju shoqëron netëve të gjata?
Kush do ta shkruajë dhimbjen
që ju nuk dini ta thoni?
Kush do t’ju përqafojë shpirtin
kur askush nuk ju kupton?
Kush do t’ju thotë
“edhe unë kam qenë aty”
pa ju parë kurrë?
Nëse ne nuk shkruajmë drama, filma
ju do shikoni vetëm boshllëk,
ekrane pa jetë,
histori pa rrahje zemre.
Nëse ne nuk pikturojmë,
bota juaj bëhet gri, plagë pa ngjyrë,
që nuk do shërohet kurrë.
Është e frikshme, apo jo?
Të jetosh pa art
është si të jetosh pa shpirt
si një trup që lëviz pa ndjesi.
Sepse të mos vlerësosh krijuesin
është njënjtë si të shkatërrosh pasqyrën
ku shikon vetveten.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT