Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritAGIM VINCA: I JASHTËZAKONSHËM

AGIM VINCA: I JASHTËZAKONSHËM

Jetoj në kushte të jashtëzakonshme
Furnizohem me artikuj jashtëzakonisht të shtrenjtë
Marr rrogë jashtëzakonisht të ulët
Thith ajër jashtëzakonisht të ndotur

Jetoj në një vend të jashtëzakonshëm
Rrethuar nga njerëz të jashtëzakonshëm
Jashtëzakonisht të qetë
Jashtëzakonisht nervozë

Jetoj në gjendje të jashtëzakonshme.
Bëj gjumë të jashtëzakonshëm
Shoh ëndrra të jashtëzakonshme
(një ujk jashtëzakonisht të butë
E një qengj jashtëzakonisht gjakpirës)

Sillem në mënyrë të jashtëzakonshme
Jashtëzakonisht urtësisht
Jashtëzakonisht marrëzisht
Vërtet jam i jashtëzakonshëm.
I jashtë-zakon-shëm!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT