Saturday, December 27, 2025
BallinaSportAmir Rrahmani shërohet nga lëndimi

Amir Rrahmani shërohet nga lëndimi

Amir Rrahmani duket se ka lënë pas lëndimin dhe është gati të rikthehet në fushë.

Sipas mediave italiane, kapiteni i Kosovës pritet të jetë titullar në ndeshjen e radhës të Napolit kundër Veronas.

29-vjeçari u lëndua më 20 shtator në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bragas dhe që atëherë nuk ka zhvilluar asnjë minutë.

Për shkak të këtij lëndimi Rrahmani humbi edhe grumbullimin me Kosovën, ku “Dardanët” arritën fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian, duke mposhtur Andorrën.

Verona do të përballet me Napolin më 21 tetor, ndeshje kjo që i takon xhiros së nëntë të elitës së futbollit italian.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT