Tuesday, February 17, 2026
BallinaVitrina e libritAnita Hoxha-Unë do të vi!

Anita Hoxha-Unë do të vi!

Do të vi në fshat , do të kthehem nga larg
Do t’i falem kësaj toke, të gjej prehje shpirti im.
Kokëulur, flokëthinjur, si ai fëmija i prapë
Që falje kërkon për një të hershëm gabim !

I lodhur, i drobitur nga kjo rrugë e gjatë,
Do trokasë në mbrëmje, shtëpi më shtëpi…
Do puthë çdo gurë të rrugicës me baltë!
Do flasë fshehurazi me hënën, sikur t’ishe ti !

Ç’do të thotë lumi, për mua, ç’do të thotë…
Kur të dalë dielli, të shoh veten në pasqyrim…
Ndoshta mbi të do të më rrjedhë, i nxehtë, një lot
Për vitet që shkuan, për atë të bukurën, fëmijërinë !

Do të puthë çdo pemë , e atë të njomën, lojëfate !
Me duartë, sikur të mundja ta shkundja borën…
Të gjeja ty, si dikur, në atë kodrën e lartë
Me ato luledele tek thurje kurorën…

Do të vi në fshat, do të kthehem, përsëri
Fyellin e bariut ta dëgjoj
dhe njëherë…
Të dëgjoj ato gjinkallat, në ullinje
A ndoshta vërshëllimën e gjetheve, tek frynë erë !

Do të këndoj edhe atë këngën, për ty
Që e këndoja me bilbilin, me një zë…
Do t’kërkoj dritares, përqark, me sy
Por, ti ke ikur ,tani nuk je këtu më !

Do marrë një sy gjumë, si endacak,
Që nata e zuri me mall e pikëllim…
Do pres se si të iki ky dimër i thinjur, plak !
Do mbulohem me mjegullên, si mburoj për shpirtin tim!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT