Shkruan Driton Dernjani
Ardita Lala,emri saj kur përmendet na kujtohen menjëherë paraqitjet e saj televizive,në skeqe të ndryshme,në filma dhe ne mediume si prezentuese.
Që nga mosha e re ajo nuk i’u nda paraqitjev televizive me aktorë të ndryshem shqiptar.
Përveç si aktore e mrekullueshme ku fitoi besimin e Faruk Begollit dhe aktoreve tjerë me emër asaj kohe,ku vazhdoi të aktroj sëbashku me ta,ajo edhe ne evenimente të ndryshme bukurie mori pjesë,si dhe provoi veten në moderim,ku dhe aty doli të jetë e suksesshme.
Pra me një fjalë mund t’a quajmë Arditën,vajzë e lindur për ekran.
Kohës fundit ajo më shumë ka vendosur t’i përkushtohet familjes,përkatësisht familjes së saj,pasi që jeton edhe në Londër.
Por një premtim që kemi marrë nga ajo është se do të kthehet shumë shpejtë me projekte,por për momentin nuk dëshiron të zbuloj diçka,dëshiron të ngelet suprizë.
