Refren’i një jete…
Veç për lulet trishtim kam ndier,
as për njerëzit e as për gurët,
m’u bënë vitet shi e erë,
kuj’e derte m’i dinë veç rrugët.
Sa ëndrra hodha n’ato ograja,
sikur vajzë e sikur grua,
kur më tallën,as bukë nuk haja,
dielli e hëna qeshën me mua.
Prej aty shpirti m’ashtë k’putë,
sa frymë e frikë,sa netë pa fjetur,
mbolla pemë e mblodha frutë,
sa gjethe fjalë ,sa drurë letër.
Kokë kërrusur,butë e ngadalë,
m’i prishte gjurmët dimri hutaq,
ortek bore n’krahë m’asht’ndalë,
t’ruaja mendjen për dreq”veç kaq”.
Pelin kam gjakun veç nga përbuzja,
llogje njerëzish në sofrën time,
hak’e intriga,unë veç n’përulje,
m’a gatoi gjellën një dorë shkine.
Dhe minjtë e fluturat u tërbonin,
sedra trurin m’a pati shplarë,
pse s’vdes ti,në sy ma thonin,
hapu dhé të hy e gjallë.
Unë bark e shpinë bërë rripa -rripa,
n’derë spitalesh,mëriste bota,
në ujë t’akullt,sa zjarre fika,
rrëke dhimbjesh që si kalb toka
Ca t’pashembullt,bënë çfarë s’bënë,
as gjaku n’vena s’më dëgjoi,
kur varrit n’gjunjë i pata rënë,
për inat të robit,Zoti m’shpëtoi.
Përhumbshëm trupin bërë plagë,
ofshama ime si zhurmë përroi,
fshiva lotin,të buz’qesh prapë,
ankthi zemrën kurrë s’ma liroi.
S’është rrënojë,as verbëri ky refren,
asnjë soj’të jetosh,s’është aq perfekt,
hiqesh,piqesh,mal e det”kapërcen,
druri thyhet e përkulet prej peshës vet.
