Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritBesa Januzi-Rexhepi-VJESHTË E DYTË

Besa Januzi-Rexhepi-VJESHTË E DYTË

VJESHTË E DYTË

Këtë mëngjes të bukur vjeshte
Dola të ecja si zakonisht,
Qielli duket i pastër pa asnjë re,
Fryen erë e leht me freskinë e vjeshtës.


Eci, shikoj dhe lumturohem
Me këto dukuri fenomenale,
Me gjërat e bukura rreth meje
Dielli rrezet e ngrohta i ka lëshuar.


Eci, eci dhe jam thelluar në mendime,
Çdo ditë vërej ndryshimet e natyrës,
Duke i marr ngjyrat e ylberit,
Natyra është një mrekulli.


Mbi barë bien gjethet duke u dridhur,
Duket si një tapet ngjyrash ylberi,
Era loz me gjethe thuajse hedhin valle,
Era lozë me to dhe flokët e mija.


Shumë pemë me fruta anës rrugës,
Kishin rënë mbi barë, dukeshin si topa të kuq, shumë të bukura,
Ato i ha ndonjë kafshë e egër, apo ndonjë insekt!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT