Shikim që shpon , dallgë në zemër
Etje e shtuar e shpirtit tënd
Luftë mes ndjenjash pa fitues
Valë që Lehtas përvëlojnë
Duartrokitje nga largë dëgjohen
Sikur gënjehet shpirti në psherëtim
Një fillim me diellin zgjohet
Që mbaron me perëndim
Çast, luhatje , errësirë
Të ftohtë ,akull ,ndjenjë e mirë
Shikimi mbaron , kthehet aty
Jetoi dy jetë në sytë e tij.
Hap librin për kapitullin e ri
Personazhin tashmë e di
Sytë që dy botë e bën të jetoj
Një lule mes ferrash e gjetën tani
Shkruan me ngjyrën e shpirtit ngadal
Që vargut mos ti mungoj aspak ai
Çast I errët , çast I ndritur
Ndezur shpirti nga syri i tij.
