Monument lumturie
U vet’emërova perëndi ;
Ta shkund diellin,
Qiellit t”ia shtoj yjet,
Ta vras natën pa sy,
Skutat e ndyta t’i djeg
Pa cënuar retë e bardhuara
Ftohtë majë kreshtave .
Të bukurën pa e prekur…
Botën ta ndrij njëlloj,
Të kap në valle ,
Fëmijët e gjithë botës,
Të shkrihem në gëzimin e tyre ,
Më pas të dorëhiqem si perëndi.
…………………………………………………………………..
Natyra qëndis ëndrrat e mia
Këndoj ,kërcej në një lulnajë
E hedh shikimin në bukuri
Me natyrën shkrihem ngadalë
Mollëkuqe , flutura më rrinë përbri.
Copën e qiellit e vura në zemër ,
Dritën e diellit mendjes sime
Zërin e bukur të kanarinës
Ia dhashë unë këngës sime
Këpus lulkuqe e margarita
Kuq e bardhë thurur kurora
Natyra qëndis ëndrrat e mia
Ëndrra të bukura thur dhe mosha
…………………………………………………………………
Diçka nuk shkon
Një zog i vogël
Trandet në telat e shkapërdredhur
Me këmbkat e vogla
Ra,nuk ra!
Ra ,nuk ra!
Numëroj ecajaket e tij
Fluturo, fluturo!
Ke flatra
Lodh,e shoh se lodhur je
Diçka nuk shkon
Përsëri ecajake
M’u mbërthye mendja
Vetëm te ky zog
A thua po kolovitet
Në fijet e mendjes sime
Apo vetë unë
Ushqej kolovitjen ?
…………………………………………………….
Peng
Hëne e dashur,
E bukura Hënë!
Të gjitha fjalët m’i kanë zënë.
Çfarë të të them e bukura Hënë?!
Të gjitha fjalët t’i kanë thënë.
Po zgjedh fjalë e po mbledh
Nga poetë në miliarda vjet…
Hënë e dashur,
E bukura Hënë!
Fjalë poetësh të kam dhënë.