Monday, March 30, 2026
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poeten Xhuljeta Ferraj

Cikël poetik me poeten Xhuljeta Ferraj

MË SHUMË DASHURI…MË PAK MIMOZA…
……………………………………………………..
Dhe vjen ajo dita e tetë marsit,
Dhe gruaja ngrihet në qiellin e shtatë,
Gjatë vitit,rrifet,dhunohet,vritet,
Pastaj ledhatohet me lule mimoza,veç një natë.

Dhe kjo na qenka dashuria për një femër?
Kur varret po mbushen çdo ditë me viktima?
Meshkuj ,dashuroni më shumë një femër,dhe dhuroni më pak lule.

Çdo ditë e jetës, duhet të jetë dita e gruas,
Jo veç një ditë,me sjell buzëqeshje,
Ajo vetë nga natyra është e “brisht”,si lulja,
Vlen më shumë një ledhë,se një mijë sharje.

Ç’të festojmë këtë vit,vallë më tregoni?
Motrat dhe nënat tona në Ukrainë po na i vrasin,
Ngelen femijët jetim pa nëna,
Arom gjaku, sot po vin mimozat.

Në qiellin e kaltër ka veç tym,dhe bomba,
Nuk ka fishekzjarre,as ylber me ngjyra,
Nga televizori i mbajnë njerëzit me përralla,
Populli vritet ,dhe presideti rehatohet.

Në trishtimin tim,hodha ca vargje në letër,
Pastaj ,i thërrita botës për paqe,
Meshkuj, duajeni femrat si veten tuaj,
Më shumë dashuri.. dhe, më pak mimoza.
………………………………………………………

KUR VJEN DASHURIA!
……………………………………………………………..Kur vjen dashuria,ti kurrë nuk e di,
Por ,bëja vendin të rehatohet,
Dashuro pa zënka,pa sharje,pa xhelozi,
Që dashuria mos të largohet kurrë prej teje.

Ushqeje çdo ditë, me masën e duhur,
Që të mbet e ndezur,në çdo stinë të vitit,
Mos e shuaj zjarrin, me tradhëtitë e kota,
Me lugën e madhe,nuk han dot gojat e vogla.

Se fjala e ëmbël,e zbut edhe luanin,
Me të keq,nuk kap dot as mizën fluturake,
Femra e brisht,ska nevojë për sharje,
Jepi dashurin dhe një mijë ledhatime.

Ajo s’do largohet asnjëherë prej teje,
Do t’a ndjej mungesën tënde,dhe prapë do vi tek ty,
Nëse je burrë fisnik, mos u bëj fodullë me naze,
Dashuria po iku,nuk vjen më tek ti.

…………………………………………………………

Zemra hileqare.
……………………………….
Kush e ka shpirtin e varfër…

                Është i uritur dhe  i zbathur....

Zemra hileqare është si i verbëri….

               nuk e shef kurrë,rrezen e diellit.

……………………………………………………..

PRAPË NGELI FISNIKE!
………………………………………………………….

Ajo ,dha gjithçka që i përkiste jetës së saj..
Dashurinë, buzëqeshjen, energjin,rrahjen e zemrës,
Ja dhuroj atij,pa të drejtë kthimi,
Dhe në këmbim të mirësisë mori…
Një lumë me lotë e dhimbje.

Ajo mendoj se njerëzit ishin si ajo…
Dhe do t’a trajtonin ,sikur ajo trajtonte të tjerët,
Pa barrjera, trasparente,si një lotë i pastër,
Pastaj kuptoj,se jetonte në një botë me “uqër të egërr”.

Ja morën mirësinë për” dobësi”,
Dhe qeshi “budallai”mbas shpine,
Mendoj se ja kishte hedhur me zgjuarësi asaj,
Pastaj kuptoj se “,j’a kishte ngulur” vetes .

Ajo me brishtësinë e saj,mori guximin,
I vuri një “Koracë”,zemrës së saj,
I tha vetes: Do të dua më shumë se të tjerët,
I fshiu lotët,dhe prapë ngeli fisnike.

……………………………………………………….

LOTË I PASTËR!
…………………………………………………………….
Gjithë jetën eca në rrugën e “sinqeritetit”,
Dhe pashë që bota më kishte “halë”në sy,
U munduan të më bënin si vetja”hipokrit”,
Kurrë nuk bëra “kompromis “,me asnjë….

Dobësi ma quajtën “sinqeritetin”,
Gënjeshtarët ,që nuk din c’ka është “dinjiteti”!
Më gjuajtën me ca gurë nëpër këmbë,
Të bija në krahët e dëshpërimit.

Ma xhelozuan” bukurinë e shpirtit”,
Se nuk mund të ishin si unë,
Mbas shpine i hodha ata njerëz,
Që u munduan t’a njollosinin trupin tim.

Mend nuk kishin, mend shisnin,
Me hundën përpjetë si dhelpra,
Unë qesha mes lotëve të hidhërimit,
Dhe zgjodha të jem e pastër si “loti”.

Dua të mbetem një lotë i pastër,
Në sytë e atij që më lexon pa fjalë,
Atij që më dashuron si i verbër,
Emrin tim si lutje në gojë e mban.
…………………………………………………..

KUSH KA LINDUR ME MASKA!
………………………………………………
Në verbërin time,e shifja botën me ngjyra,
Mendoja se të gjithë njerëzit , ishin të pastër si mua…
U besova ca përrallave, që dilnin nga goja jote,
E lashë zemrën time, në duart e tua të” pista”.

Pastaj ,u zgjova,dhe botën e shifja bardhë e zi,
E hoqa mjegullën nga shikimi, t’a shifja realitetin në sy.
Rrenat e tua, si jargët e qenit binin në tokë,
Në çdo rrugë që shkeli këmba jote,vinte era “tradhëti”….

Ti je mësuar të shkatërrosh të tjerët,
Sepse ai është zanati yt , që kur ke lindur,
Ti vetë humbe nëpër mjegull,
Duke u hedhur “hirin “në sy të tjerëve.

Nuk të bën kostumi i shtrenjtë “zotëri”,
As premtimet boshe ,si zemra jote,
Jo gjithçka që shkëlqen,është “flori”,
Kush ka lindur me maska ,nuk mund të vdes “zotëri”.

………………………………………………………

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT