Monday, February 23, 2026
BallinaVitrina e libritCikël poetik me vargjet e poetit Fetah Sheholli 

Cikël poetik me vargjet e poetit Fetah Sheholli 

KËNGA E NDALUAR
Isha i vogël, histori s‘kisha mësuar
Për çdo gjë me pyetje e lodhja babën:
Pse Radio Tirana na është ndaluar?
Çfarë rreziku janë lajmet e këngët?


Një popull me trup e shpirt të sakatosur
Me kufij të mallkuar, i ndarë dhe i sharë
Andej të lirë, këndej të burgosur
Me varrë shumë e lot kurrë të tharë


Në krah Shqiponje kjo frymë lirie
Na vjen frymëzim nga koha e artë
Do t‘këndojmë bashkë me zemër Shqipërie
Na bashkon tokë e lashtë e gjuhë e zjarrrtë

PËLCITJA E REVE
Re të zeza mbulonin Kosovën…
Nën to ploja e ankthshme luante lojën…
Ditët ishin mbështjellë me errësirën e natës…
Megjithatë, pranvera erdhi. Veç tri ditë pas fillimit të saj, gjëmoi qielli. Tash nata bëhej ditë. Aeroplanët e NATO-s u bënë Shqiponja të nënqiellit tonë…
Gjëmonin raketat dhe bombat.
Retë pëlcitën…
Për 78 ditë, NATO nga qielli e UÇK-ja në tokë:
Katilëve ua prenë këmbët…
I lanë edhe pa kokë…
Tankeve ua vunë zjarrin…
Lakmia ua hapi varrin…
Mbi Kosovë shkreptimë drite:
Rrezet e Lirisë ngrohën zemrat e thyera…
Sikur dallëndyshet në pranverë, të ndjekurit u kthyen në vatrat e veta…
E lumja Ti, Kosovë!

Jasharët – Flaka e lirisë
KULLA E PAMPOSHTUR
Rrebeshi me hekur, plumb e zjarr
U zbraz mbi Prekaz
Përtokë të rrëzojë Kryelisat
Rrugën e Madhe hapën krismat…


Të vetmen
Që theu heshtjen e durimit
Dhe çeli shtigjet e shpëtimit…
Tri ditë e tri net gjëmoi toka
Çiklopin e verbuan frëngjitë e Kullës
55 Yje ndritin Qiellin
Sot e gjithmonë
Besarta përjetësoi amanetin…


Heu Prekaz zemër Drenice!
Pasbjeshkët parzmore rrufesh
Luginat e kodrat
Fushat dhe malet
Lindën e rritën Legjendarët
Në çdo shkëmb e gur
U bënë Flamur…


Çakejtë e deshtën të rrafshuar Kalanë
Mes flakësh përtypën hatanë


Aty
Çdo pëllëmbë toke është bubullimë
Ushtimë janë hapat e Jasharëve viganë
Gjurmët e gjyleve jehonë shekujve
Për barbarinë e mundur
E Kullën e pamposhtur…


Aty
Dushmanët të dehur nga çmenduria
Lakmuan tapitë e lanë kockat
Aty, dhe vetëm aty:
Bashkëjetojnë LumëToka dhe Liria

Ç‘FAJ KE KOSOVË?!
Kosovë, mos gaboi natyra
Që si me penel të bëri perlë?
Ndoshta për këtë, dallgë-dallgë
Mbi ty u derdh shumë vrer


Kosovë, mos njerëzit e tu-peri
Verbuan ziliqarët dhelparakë
Të përlanë furtunë e shëmti
Nga lakmitarët rreth e qark


Kosovë, e bekuar në mote
Kurrfarë faji ti nuk ke
Faj ka veç zemra jote
Mbushur argjend e flori


O mëkatarë, shqyjini sytë!
Këtu shqiponjat hedhin valle
Krejt nëntoka, mal e grykë
Ka vulën pellazgo-dardane

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT