Gjuha shqipe degë më vete
Nuk humbet ndër vilajete
Nuk ka motër as vëlla
Më të bukur jo nuk ka.
Gjuhë e vjetër
Gjuhë mistike
Gjuhë e lashtë
Pre-Homerike.
Gjuhë e shenjtë
Gjuhë e bekuar
Sa të rroni do vlerësuar.
Ndaj dëgjoni lutjen time
Mos e bëni gjuhë jetime
Por mesoujani fëmisë
Këtë gjuhë të perëndisë
Kudo që të ndodheni
Dhe kurrë të mos lodheni
Se njeriu pa një gjuhë
Është si një larvë pa tru
Është më keq dhe se gjitari
Këto fjalë i tha i pari.
