Sunday, March 29, 2026
BallinaVitrina e libritEmine Konushevci Durmishi-LOTËT QË BUZËQESHIN

Emine Konushevci Durmishi-LOTËT QË BUZËQESHIN

Ka lot që s’bien kurrë nga sytë,
por rrinë të fshehur thellë në gji,
si një det i heshtur në shpirt
që askush në botë nuk e di.

Loti nuk thahet… ai vetëm mëson
në heshtje plagën ta mbulojë,
të bëhet dhimbje në zemër të vrarë
që digjet ngadalë, pa zë e pa fjalë

Ai djeg shpirtin si zjarr i padukshëm,
si flakë që mbetet heshtje në vetmi,
që vetëm zemra e lodhur e ndjen
kur dhimbja rëndon në plagën e tij.

E prapë njeriu buzëqesh në jetë,
si të mos kishte stuhi në vetvete,
si të mos kishte zjarr që flakëron
që digjet n’heshtje çdo ditë e çdo orë.

Sa e fortë duhet të jetë ajo zemër
që mban një det dhimbjeje brenda,
dhe prapë gjen forcë në këtë botë
t’u falë njerëzve buzëqeshje të ëmbla.

Sepse shpesh në këtë jetë të trazuar
më shumë buzëqeshin ata që vuajnë,
që mbajnë më shumë dhimbje në shpirt
dhe plagën e fshehin si errësirën me dritë.

Dhe kështu lotët jetojnë diku,
jo gjithmonë vetëm në sy,
por në një zemër të plagosur thellë
që qan për vete, e buzëqesh për ty.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT