Të kesh miqësi të mirë e te shëndosh, është vlerë, është pasuri. Te moçmit çdoherë thoshin:
- “të blesh një shtëpi, s´pari duhet të shikosh se kë ka në fqinjësi. E nëse i ke fqinjëtë të mirë dhe çmimi të lerverdis, menjëherë bleje, se është pasuri e mbarë. Kështuqë shumëherë të hyjnë në punë rregullat e jetës nga përvoja mijavjeçare e pleqve. “Të kesh një mik të mirë, është dyfish pasuri, sepse shokun e zgjedh vet”, askush nuk ta imponon.
Mua më ngelën në kokë shumë ngjarje të mikut tim prof. Poet Hysen Berishes,
që me kishte treguar më heret një ngjarje që më mbeti peng.
E tha fjalën “esperanto”, ndërkohë që dikush na e ndërpreu bisedën dhe nuk e kuptova se ç`ishte. Pas shumë kohësh, tek po bisedonim një natë, sërish e dëgjova të njëjtën fjalë.
-Ndal!, -i them. Ma sqaro këtë fjalë!
-Është gjuhë, -më tha. -Gjuhë artificiale.
Kur ke miq të zemrës me të cilët mund të komunikosh lirshëm për lloj, lloj temash jetësore dhe intelektuale, është kënaqësi. Prandaj i kërkova sqarim prof. Hysenit, dhe ai, fare i qetë, më tregoi hollësisht për atë gjuhë të cilën kurr nuk e kisha dëgjuar. Profi, më tregoi një ngjarje të vitit 1978, ngjarje kjo e përjetuar nga ai. Sipas asaj që më tregoi miku im, Hyseni, në atë kohë, që të komunikosh me botën miqësore, ishte një rrjet që shërbeheshin me gjuhën ESPERANTO. Kuptimi më i afërm dhe më i qëlluar i kësaj fjale ishte Gjuhë e shpirtit. Kjo gjuhë ishte përhapur në gjithë botën, por nuk kishte patur sukses nga që leksiku i saj ishte më i rënduar me sllavizma. Gjatë bisedës Hyseni tregoi se ishte një revistë e cila, në atë botë, bazën e kishte në Kinë dhe quhej „El populo chinio“, e cila kishte një format A5. Shkruhej me alfabet latin dhe flitej me një përzirje gjuhesh sllave, françeze, gjermane etj. Sistemi gramatikor qenka shumë i thjeshtë; kishte vetëm tri kohë, të tashme, të ardhmen dhe të shkuaren.Në këtë gjuhë, miku im atëherë student e tani prof dhe shkrimtar, Hysen Berisha nga Kramaviki i Rahovecit, kishte shkruar në atë revistë, në rubrikën e njohjeve, rubrikë kjo që gjendej krejt në fund të saj. - -Ne vitin 1981, përmes kësaj revisteje, profi ishte njohur me një suedez, kishin shkembyer letra dhe së fundit, ai e kishte ftuar Hysenin që ta vizitonte në shtëpinë e tij, në Suedi.
- Pranvera e Prishtinës (Demostratat e studentave) Hysenit ia burgosi shumë shokë. Duke e ndjerë rrezikun, Hyseni ikën në Split ku kishte gjetur një punë sezonale. Në vjeshtë, duke mos qenë i sigurtë në zhvillimet politike, ai, pa e paralajmëruar shokun e tij esperantist, udhëton për në Suedi.
- Letrën e kishte shkruar në pranverë, ndërsa në vjeshtë kishte shkuar ta takonte mikun (emri i të cilit, tash, nuk i kujtohet sepse është kohë e gjatë dhe, fatkeqsisht, lufta ia ka djegur të gjitha shkrimet e, bashkë me ato edhe të gjitha komunikimet me shokë edhe nga pjesët tjera të rruzullit tokësor).
- Pra, në vjeshtën e 1981-shit profa vajti në Suedi që ta takojë mikun. Me ndihmën e policisë ia arrin qëllimit të takojë prindërit e shokut. Prindërit e tij njoftuan policinë se Hyseni mund t´iu shkojë në shtëpi, të rrijë sa të dojë, por mikun e tij esperantist, nuk mund ta takojë. Tronditet Hyseni. Ata as nuk dinin esperanto, as nuk u mor vesh pse nuk mund ta takonte shokun e gjuhës shpirtërore.
- Një javë të tërë, i përcjellur nga një polic shumë i sjellshëm, Hyseni sillej nëpër qytetin Malmø. Dy herë i kishte përkëthyer një azilantit shqiptarë nga Maqedonia. Pas kësaj ngjarje enigmatike dhe me anë të revistes „El populo chino“, Hyseni kontaktoi me botën edhe shumë të tjerë. Por, tek po punonte punë të rënda fizike në bregvijën hekurudhore Nish – Beograd, thirret të prezantojë në 100 vjetorin e themelimit të gjuhës esperanto në Varshavë. Pasaportin, dalur nga afati, e kishte në Kramovik. Me lejën e punëmarrësit, udhëton për ta rregulluar vizën.
- Por pasaportin e ri duhej të plotësonte të dhënat në Policinë e Qarkut të Gjakovës. Posa rregulloi gjitha dokumentet për pasaportin, një burrë, që sillej prapa punëtorëve në sportel, e pyet Hysenin se ku do të shkonte. Ky me pritesë, duke mos e ditur funksionin e atij zeshkanit, i tregon se ishte i ftuar në Poloni në njëqindvjetorin e gjuhës esperanto.
- -Po më dëgjove këshillën, ti nuk do shkoje në Poloni.
- -Po pse të të dëgjoj ty? Kush je ti? -ia këthen Hyseni.
- Ai, duke dalur nga një deriçkë që ndante teritorin administrative të punëtorëve me publikun, i thotë:
- Nuk do të shkosh, Hysen.
Kapur për krahu, duke dalur në oborr, i kishte thënë:
-Epo, jam … Shehu, shef i këtij sektori këtu, djalo (emri i shefit nuk i kujtohet).
Siç e pershkruan Hyseni, kishte qenë një burr me trup të shkurtër, i zi, thatanik, të cilin e hante në sy t´ia fuste një shpullë e ta hudhte përtokë.
Pas katër ditësh në vijim, kur ka shkuar të merrte pasaportën, në të dalur nga oborri, ky kryeinspetori i policis, thataniku, prej shemshireve të rrugicave të oborrit, i del para dhe i thotë: - Eja pas meje në katin e dytë në zyre!
Habitet Hyseni. Tek ngjitej shkallëve, pati kohë të bluante me mend qindëra mendime. Nuk ia gjëntte arsyen asaj thirrjeje. Posa hynë në zyre, duke shtypur një pullë nën tavolinë, me zë të lartë (me gjasë për ta dëgjuar tjetri), filluoi ta pyeste:Për çarsye the se do të shkosh në Poloni, djalo? - Ende pa mbaruar pyetjen, dera, që ishte e hapur, u mbyll prej një udbashit i cili ishte më i mbushur se tjetri, më bardhok dhe më i qetë. Edhe njëherë ua spjegoi se udhëtimi për në Poloni kishte të bënte me një përkujtim 100 vjeçar të gjuhës esperranto. Inspektorët e policisë i thonë:
- Mirë. Ti do të shkosh, por do ta prezantosh Jugosllavinë atje.
- Atje gjithkush prezanton vetveten. Assesi nuk do të ketë propagandë politike, sepse kjo gjuhë ka për qëllim komunikimin shpirtëror.
- -Djalo! Ne e dimë se kush je dhe ku shkon. Aty, sipas teje, vijnë prej Kine, vijnë prej Rusisë, prej Shqipërisë. Ti duhet të dish tu tregosh për
- Jugosllavin.
- Unë nuk do të them asgjë sepse nuk po shkoj për fushatë zgjedhore.
- -Ti do të shkosh atje dhe do të na sillni të dhëna për bisedat tu me çdo kusht.
- Çohet Hyseni për të dalur përjashta. Duke ua lënë pasaportën në tavolinë, doli për dere.
- -Ju falëmnderit! Është një barrë e rëndë të cilën nuk mund ta bart ju tha profi. Ju mbajeni pasaportën e unë do të mbaj lopatën aty ku e lash në kanalet skaj hekurudhës në rrethin e Nishit.
- Në të dalë, ai Bardhoshi ia hedh pasaportin dhe i thotë.
- -The qafën! Si i ati, ashtu i biri. Dokumenti yt nuk na duhet neve.
- Hyseni mori pasaportën, fshiu pluhurin dhe e futi në xhep dhe u paska thënë:
- -Sikur ta hudhja unë kështu këtë dokument, kurr nuk do ta kisha parë me sy.
- -E saktë, djalo, po, ky është dallimi dhe mundësia ime ndaj teje.
- -Me vullnet e humba një javë pune, por, pa vullnet po e humb rastin e 100 vjetorit të gjuhës esperanto. Më vjen keq. Zoti ju ndihmoftë!
- -Të ndihmoftë ty se ne mirë jemi.
- I skuqur në fytyrë, Hyseni zbret shkallëve te poshtë. Ishte në dilemë: Vall, kështu e ha veten ky shtet, apo jam unë budallai që nuk di të gënjehem?!
- Tek shkonte rrugës për në Kramavik, luftonte me unin e vet. Thoshte me vete: po nuk do shkoj kurrë atje e ta lavdëroj Jugosllavinë e cila gjyshin, babën e vëllezërit mi kanë maltërtua. Mua nuk më malterton, por ma imponon punën fizike në hekurudhat jugosllave të Nishit. E, nëse shkoj në Poloni, desha apo s’desha, këta do më thërrasin në biseda informative, kështu që më mirë po e shkreh këtë punë, nuk do shkoj fare. Ndoshta as në nishë nuk do të shkoj.
- Atë botë iu mohua e drejta e udhëtimit këtij profesori, mohohej e drejta e punësimit në vendlindje e në drejtimin që kërkohej në shkollat e Kosovës. Se në mos kjo padrejtësi i varej në qafë vetëm Hysenit? Ne faktë profit. udbashët e Gjakovës iu vardisën që të shkonte, por ky, si atëherë dhe sot, kokëfortë, nuk i dëgjoi dhe nuk shkoi.
- Pas ketij takimi Hyseni u largua me tren në drejtim të Nishit. Ishte zotuar para punëmarrësit për ta mbaruar atë projekt pune. Dyzet punëtorë ishin mësuar të kryenin punën sipas këshillës së tij. Sipas rrëfimit të Hysenit, projekti i shtruarjës së tubacioneve të mëdha për një hidrocentral të vogël, bashkë me një drejtues e me një bulldozher, i përrpinë vërrshimet. Projekti dështoi e në fillim të vjeshtës, bashkë me punëtorët, Hyseni u këthye në Kosovë.
- Edhe pas asaj ngjarje, profi i atëherrshëm e tani shkrimtari Hysen Berisha, me gjithë ato ndryshime shoqërore në Botë, në Europë, në Jugosllavi, në Kosovë e Shqipëri, mbeti me orën e tij të ndalur në krenarinë e pa thyeshme e stoik të tij .
- Në natën e rrëfimit të asaj pjese të historisë së tij, Hyseni, në lidhje me esperanton, tregoi edhe një detaj tjetër që i përngjet përrallave:
- Kishte shitur speca e fundit të asaj diteje në Tregun e Gjelbërt të Prishtinës. Në „Rilindja“ e kishte lexuar se filmi „Proka“ apo „Rojet e mjergullës“, ishte në ditën e pestë të shfaqjës. Deri në atë ditë nuk e kishte pasur rastin ta shikonte. Duke shkuar kah kinemaja, kishte menduarr me vete se po ta shikonte filmin, mund të vonohej por në orët e natës nuk do humbaste nga fuqia e punës në mbushjën e thasëve të specave. U mrekullua gjatë shikimit. Kishte edhe ca kohë për ta zënë trenin e fundit për në Kramovik. Në mes të Pallatit „Rilindja“ dhe „Hotel Grandit“, një zë me një gjuhë të pastër shqipe,e ndalon për ta pyetur për një dyçan suvenirash. Meqë dyçani ishte në objektin e hotelit, kryen punë shpejtë. Hysenit i bëhet merak të dinte se, pse ky njeri, që e thirri „zotëri“, blinte suvenire të shtrenjta. Kur ishin takuar, nuk u prezantuan, ndaj i thotë:
- -Hyseni.
- Ai, duke menduar se e pyeti për shëndetin, i thotë:
- -Mirë të falëmnderit, po ju si jeni?
- -Jam nga Rahoveci.
- -Mua më quajnë Franqesko dhe jam nga Siçelia.
- -Ou! Mendova së jeni nga Dibra. Më vjen mirë që takoj për herë të parë një vëlla nga përtej detit Adriatik. Nuk e di sa kohë keni, por jua propozoj një film artistik shqiptar. Doni ta shikojmë së bashku?
- -Është mrekulli kjo për mua. Poooo.
- Pas shikimit të filmit, pasoi rubrika e komentimeve.
- -Do të hamë darkë se s’bën. Çka dëshironi?
- -Nëse ka mundësi, dua te ha nga gjella popullore.
- Pa vonuar u gjenden pranë një gjelltoreje. Duke hyrë brenda e pyet profa:
- -Doni fasule me mish?
- -Më shijon ndaj e dua.
- Duke darkuar, arbneshi e pyet Hysenin:
- -E di ti pse ra shiu në film?
- -Se ishin grumbulluar retë tek pas katër a pesë muajsh, shton Hyseni.
- -Jo, jo. E pe se kishte shumë hoxhallarë dhe bujqër që luteshin por nuk i dëgjoi Zoti. Ra se, në manastir u realizua dashuria e ndaluar.
- Në bisedë, duke kaluar prej teme në temë, ai e pyet profën:
- -Nga the se ishe?
- -Nga Rahoveci. Është një qytezë që prodhon rrush me cilësi të lartë.
- -E di, edi. Atje, dikur, në fillim të viteve të 80-ta, kisha një shok. Ka kohë që nuk kemi shkëmbyer letra.
- -Vërtet? Si quhej ai dhe ku e takuat shokun nga Rahoveci?
- -Hysen Berisha quhej. Nuk jemi takuar asnjëherë por, përmes gjuhës esperanto, kemi korensponduar disa herë.
- Hyseni e shikon edhe njëherë nga këmbët te koka. I vlonin mornicat nën lëkurë. Nuk u dha.
- -Nëse keni dëshirë, mund të ju takoj me esperantistin e vetëm të Rahovecit.
- -Po si nuk kam dëshirë?! Na duhet një makinë se më duhet ta rrek trenin e Mynchenit që ta ndërroj me trenin e Italisë mu në Lublanë.
- -Mirë e keni. Koha të udhëtojmë për në Fushë Kosovë.
- Gjatë udhëtimit me autobuz, Hyseni e pyet edhe për komunitetin arbëresh, për gjuhën, për natyrën, për punën që bënte ai.
- -Gjuhën ata nuk e flasi si unë. Gjithmonë kam ndjekur kurse gjuhësore. Punoj në një rrjet dyçanesh ushqimore.
- Autobuzi u këthye në oborrrin e stacionit hekurudhor të Fush Kosovës. Në kafiterinë e stacionit, i cili qëndronte hapur gjithë natës, morën nga një çaj të zi.
- -Koha po afron, zotëri e, nuk më takove me Hysenin.
- -Mos u merakos se, do të përshëndetesh, shoku.
- -Eh. Tallesh me mua. Ç’më duhet të përshëndetem me Hysen Berishen në shkallët e trenit?
- -La tutan tempon vi estas akompanata de Hysen Berisha.
- Briti me ze te lartë,nuk është e mundur. Ti, Hysen Berrisha i ëndërrave më del parrasysh?! Rasti është mbret i botës. A nuk është kjo mrekullia e dorës së Zotit?
Meqë ishte më i gjatë, ia futi duart nën krahë dhe e ngriti lartë. Udhëtarët që po gatiteshin për të dalur te peroni, këthyen shikimin kah esperantistat.
-Je artist, Z. Hysen Berisha. Unë nuk do të qëndroja kaq shumë pa të treguar.
Në ngutje nxori nga xhepi një kartëvizitë. Kishte një numer telefoni, një adresë shtëpie dhe emblema e gjuhës esperante.”Rastesia është mbreti i Botes”. E vëren se unë të kërkova në qiell e të gjeta në tokë“? Mrekullia e një rrevisteje letrare e shpirtërore, që botohej në Kinë e, njerëzit takohen në cepin tjetër të botës, në Fushë Kosovë. - Arbëreshi iku e Hyseni mbeti të sorollatej në stacionin e trenitedhe tri a katër orë më vonë derisa erdhi treni i linjës Beograd – Prizren.
- Pas atij takimi edhe më shumë u keqësua situata në Kosovë. Hysenin e rëndonin problemet politike dhe ekonomike. Nuk kishte mundësi më të mirrej me gjuhën e shpirtit, me esperanton, sepse obligimet veçsa shtresoheshin. Ai, nusja me dy fëmijë dhe shtatë vëllezërit e tij të gjithë të shkolluar mirë, ishin halë në sytë e Jugosllavisë.
- Pas një zënke politike me dashamirët e vllaznim-bashkimit, në fund të prillit 1990, për t´i ikur një burgut prej 40 ditësh, u largua nga vendlindja.
- Në fund të atij viti, bashkë me urimin për ndërrimin e moteve, në Kramovik erdhi edhe lajmi se ai gjendej shëndosh e mirë në Norvegji.
- Disa vite më vonë, tek po shetitej me bashkëshorrtën e tij rreth sallës Edvard Grig, pa të dilnin plotë njerëz. Meqë rruga i shpiente drejtë turmit me njerëz të veshur ndryshe nga norvegjezët, Hyseni vërejti se në xhepin e këmishës së tyre varej emblema e esperantistave. U gëzua shumë. Kishte kohë që as kishte komunikuar me ndonjërin, as dëgjuar për aktivitetet e asaj gjuheje shpirtërore.
- -Saluton, esperantistoj amikoj!
- -Saluton!
- Ata ishin një grup prej ndiku 5-6 veta te moshave dhe gjinish të ndryshme. U habitën nga përshëndetja.
- -Qu vi ankaú parolas Esperanton (edhe ju e flisni esperanton)?
- Hyseni, në këtë rast stepet. I lidhet gjuha dhe duke mos e kuptuar as pyetjën, as përgjigjjën, ua bën me dorë dhe ikën.
- -„Si është e mundur të harroj kaq shumë, more“?!
- Sa më shumë që largohej nga esperantistat, edhe më shumë zemrohej.
- -Eh! -tha: Gjuha që nuk përsëritet, harrohet.
- Si vetë gjuha shpirtërore, edhe Hyseni është sjellur dhe sillet miqësisht edhe sot. E do miqësinë pa hile. Ishte i bindur se Besa e Shqiptarit, duhet të jetë vetëm Shqiptaria.
- Hyseni, sot autori i 11 librave (roman, poezi, dramë e novelë, tregime për fëmijë) kur jep fjalën edhe e mban deri në minutën e fundit, veti kjo tek shumica e njerëzve, tash është në zhdukje. Të përkrah, te respekton deri në momentin kur e kupton se dikush luan me sinqeritetin e tij, pastaj ai heq dorë përfundimisht nga njerëzit e këtij niveli.
- Ja që kurreshtja për këtë gjuhe interesante më bëri që të njihem edhe me një pjesë të historisë së mikut tim, Hysen Berishës. Kuptova se dëshirën e madhe të njerëzve, me ato kushte të vështira për komunikim, e kanë realizuar qoftë edhe në gjuhën artificiale. Tash i kemi të gjitha mundësitë e komunikimit, por më pak e shfrytëzojmë dhe edhe më pak i vizitojmë dashamirët.
- Jemi bër pikë e pesë siç thon populli.Sa me lehtë me u taku aq më veshtirë më u dashtë e më u respektu mes veti.
