Saturday, March 28, 2026
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-PA TY ( larg teje)

Gjelina Maçi Keci-PA TY ( larg teje)

PA TY

( larg teje)

Malli shprushur
Si një vullkan eruptiv
Djeg urnën e shpirtit.


Pa yje qielli,
E vjeshta ngjitet të luajë aktin e fundit.
Dramë në skenë


Se prore ka të pamëshirshmin dimër,
E shpresa ankoruar diku larg me shpresë,
Pret të lexohet si libër
E çfarë t’ ju them?


Mos ki merak, shpirt,
Këtu do të presë
Se pa të parë,
Dheu , s’do më tresë!


Mall i shprushur,
Prush i bukurisë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT