BallinaVitrina e libritLuan Sheshi-HESHTUR RRINË TRËNDAFILI...

Luan Sheshi-HESHTUR RRINË TRËNDAFILI…

Heshtur rrinë trëndafili,
si në faj…asgjë s’tregon,
buzë Prillit…ngelur bilbili,
diku larg ndoshta vajton

…
Fërshëllen nata me shi,
mbledhur lotët në rrëke,
dergjur tej gonxhja në zi,
sytë mavjosur hiç nuk fle…


Brengë,mall mes errësire,
mllefin nisur…keq trazuar,
pret agimin prag mëshire,
vello-zezës prap mbuluar…


Heshtur rrinë trëndafili,
zhytur thellë në medime,
buzë Prillit…ngelur bilbili,
mbyllur pas në Botës time…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT