Saturday, February 21, 2026
BallinaVitrina e libritHajri Lamaj-BUKURIA E OXHAKUT.

Hajri Lamaj-BUKURIA E OXHAKUT.

Më mungon një sobë me dru
Që ta ndez në mes të dhomës
Dhe nga zjarri brenda saj
Drurit dua t’ia ndjej aromën.

Më mungon shumë ajo kohë
Kur, mblidheshim të gjithë pranë vatrës
Prisnim të vendosej sofra
Të hanim vaktin e darkës.

Të gjithë hanim në një tas
Ndoshta dhe në një tepsi
Sa pak gjëra kishte brenda
Bërë me mallë dhe dashuri

Ngrihej nëna që pa gdhirë
Merrte dru, ndizte oxhakun
Gatuante ato që kishte
Fëmijëve t’u mbushte barkun
.
Me kujdes të madh na vishte
Kur, na niste për në shkollë
Një nga një na përqafonte
“Ju fëmijë, mos u vononi, nëna u pret në oborr.!”

Një mallë kam dhe për oxhakun
Ta ndez zjarrin ,të ulem pranë
Me thëngjillin e atij zjarri
Të ndez llullën me duhan.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT