Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritJan A Kosova-PO I MORI KUJTIMET LUMI

Jan A Kosova-PO I MORI KUJTIMET LUMI

PO I MORI KUJTIMET LUMI

Se edhe po i mori kujtimet lumi
Po nuk më pyeti sonte fare mua
Të them edhe po më mori gjumi
“Të kam dashur e shumë të dua”


E për lumin tim e kam një lutje
T’mi ruaj kujtimet e jetës mua
Po s’u ktheva, jeta më hodhi tutje
Skajeve të botës e shkruaj: “Të dua”


Një ditë do zgjohem pranë lumit tim
Ëndrra ime kur të mbushet me jetë
Do shkruaj çdo mbrëmje, çdo agim
Nga një varg për dashurinë e vërtetë


Se edhe po i mori kujtimet lumi
Po nuk më pyeti sonte fare mua
Të them edhe po më mori gjumi
“Të kam dashur e shumë të dua”

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT