Se të dua çmendurisht
Se të dua çmendurisht,
do të vij dhe të grabis!
Pa ty s’mundem të jetoj,
vashëzo e bukur moj!
Do të puth vjedhurisht,
n’faqe e buzë ëmbëlsisht!
Që të vish ti me mua,
vashëzo shumë të dua!
Të ledhatoj butësisht,
trupin ngjalë e të brisht’!
Të m’prekësh dhe ti, mua,
vashëzo sa shumë dua!
Do të digjen faqe e buz’,
kur në ty të derdh prush’!
Jepmë moj zemrën tënde,
të të marr se më çmënde!
Mos e fshih fjalën në goj’,
ti e ëmbla mjalt’ në hoj’!
Duamë, sa unë të dua,
e të bëhemi “mish e thua”!
Do të zgjoj mijëra zjarre,
lule e bukur manushaqe!
Je bletë, mbledh nektarë,
vashëz s’të lë pa t’marrë!
Flas e hesht syri m’tradhëton,
sheh vetëm çfarë zemra don!
Ç’është kështu a po më thua?
Thuamë vashëz “të dua” mua!
Se t’kam hënë, oqean e diell,
shi n’shkretëtirë, t’kaltrin qiell!
Pranverë e mbushur lulëzim,
oksigjen jete për shpirtin tim!
