Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritMargarita Llapushi Zeneli-Moj vajza me kaçurrela

Margarita Llapushi Zeneli-Moj vajza me kaçurrela

Ç’më pikoi syri lot,
Moj vajza me kaçurrela,
Jam i ri, e s’duroj dot,
Më vlon gjaku, më çan zemra.

Vetë më the të dashuroj,
Djalë, të kam dritë në sy,
Më dhe krahë të fluturoj,
Zemra rreh vetëm për ty!

Mos më lër më gjatë të pres,
Se më mbyt për ty sevdaja,
Si një trëndafil me vesë,
Çelem kur ti më del para.

Ref:
Moj vajza me kaçurrela,
Për ty m’u arratis gjumi,
Mbi re më fluturoi ndjenja,
Belaja në ty më zuri!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT