Tuesday, October 14, 2025
BallinaLajmeMbi 4 mijë raste të reja me COVID

Mbi 4 mijë raste të reja me COVID

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi nga 16.307 testime, 4.397 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk janë shënuar raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 607 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.333.

Në total numri i rasteve aktive është 25.458.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.459 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.759.797 doza të vaksinës.

Deri më sot 832.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 65.147 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT