LIQE NË POEZI
Zemërohet liqeni
Me lumin,
Që i solli
Hidhërimin e malit.
Flutur durimi
Pi ujë,
Me mos-heshtjen
Përbrenda.
Ku mbetën fjalët,
Njëra tjetrën kërkojnë,
Apo mbi etje
Rrinë e ëndërrojnë.
Peshk padurimi
Harron t’notoj përsëri,
Unë s’di t’i flas
Liqenit në poezi.
Peshkatari vështron
Për fatin që s’e kemi,
Afër këtij karremi
T’liqenit zemërak.
