Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritMihal Grameno-Për mëmëdhenë

Mihal Grameno-Për mëmëdhenë

Për mëmëdhenë
Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë
Vraponi burra, se s’ka me prit.
Të vdesim sot me besa-besë
pranë flamurit të kuq q’u ngrit

.
Pranë flamurit, pranë flamurit,
me shpatë zhveshur shqipëtarisht,
Për dhen’ e babës edhe të burrit
kemi me vdekur sot burrërisht.


E Drini plak me oshëtima
mbi Shqipërinë valët po derdh;
Tosk’ edhe Gegë, si vetëtima
armikut bini se dita erdhi.


Ejani burra malit përpjetë
duke u betuar vdekj’ a liri.
Se s’ka m’e ëmbël në këtë jetë,
kur vdes shqiptari për Shqipëri!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT