Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-Ti je kënga ime ...

Mimoza Eliona Osmani-Ti je kënga ime …

Si në përralla u takuam sërish
Në qytetin tonë të kaltër e të bukur,
aty ku kujtimet kanë ngjyrë të fildishtë,
ku gjethja e vjeshtës ngjason me një flutur
që luan si pikëz lumturie mes sysh.

A ju ka ndodhur të gëzoni papritmas ndonjëherë,
kur pëshpërima e erës të sjellë nëpër vesh
disa tinguj notash shpirti në tastierë
që të kujtojnë atë… shpesh,
dhe krejt fryma jote flakë në eter digjet e qesh?

Bryma e ajrit avullohet dalëngadalë nëpër flakë,
pushi dridhet si fijet e barit mbi lëkurë,
rrahja e zemrës si prushi që djeg në oxhak,
si kërcitja e takave të mia dikur…

Natë e pa përshkrueshme, ndjenja kaq e brishtë!
Përveçse qepallat qëndronin rrebele
ju dhamë njëri -tjetrit ashtu plotësisht
Ti je kënga ime – the moj kaçurrele.

Dritat e neonëve mbi kalldrëm me gurë
u turpëruan ndoshta nga puthja jonë.
Zbeheshin , siç zbehet me kohën një mur,
Ndizeshin sërish prej puthjes pasion.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT