Uniforma ushtarake
se ç’u kishte hije,
djemtë dhe vajzat tona
ushtarë lirie.
Me këngë e flamur
drejt fitores shkonin,
armikun gjakatar
nga vendi ta largonin.
Në pushkë e atdhe
ata janë betuar,
deri në fitore
kemi për t’luftuar..
Nga fshati im
tre dëshmorë ranë,
Ibrahimi,Bashkimi e Nazimi
lirinë nuk e panë,
.
Në çdo kohë
me armiq luftonin
tankse e topa
atij ia shkatërronin.
Kur përfundoi lufta
ata nga mali zbritën,
flamurin kuq e zi
në çdo vend e ngritën
Varret e dëshmorëve
shpesh i vizitojmë
me lule shumëngjyrëshe
ata i kujtojmë.
