Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-MOS LAKMO

Murtez Asllani-MOS LAKMO

Ka shumë njerëz
që veç lakmojnë,
për vete t’sigurojnë bollëk,
ndërsa për të tjerët s’mendojnë.

Ata kurrë nuk ngopën
sado që të kanë pasuri
në shpirt janë të varfër
për fqinjët kanë zili.

Çdoherë të mashtrojnë
dhe me rrena jetojnë,
por edhe gjatë tërë jetës
ata veç lakmojnë.

Për interesa personale
ty krejt të shkatërrojnë,
fare nuk mërziten
edhe pse të tradhtojnë.

Nuk mendojnë më larg
u janë verbuar sytë,
mua më nënçmojnë
të urren ty, o mik!

Mos veproni kështu
se gjithmonë s’jetoni,
asgjë s’merrni me vete
dhe s’keni ku shkoni?!

Puno e jeto nga djersë
mos lakmo gjithmonë,
ashtu ti mashtrohesh
dhe dikur pendohesh!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT