Mblodha një tufë lule lulkuqe
Lidhur me fije bari të gjelbër..
Oh ç’më trazuan shpirtin këto peperunde,
Trishtimin më fshinë si askund tjetër..
Menduar rrija dhe sytë mu mjegulluan. .
Po dritë e kuqërremtë ra në dhomën ime.
Një buqetë lule zjarrin gjoksit më zgjuan.
Buqetë trëndafilash ngrohën zemrën time
Buqetë e bukur si buzë rozë të një gruaje
Një buqetë lulekuqesh si një makth zilie.
Oh dashuria mu mbyt s’më fal më puthje
Helm urrejtja e lulëkuqet filluan vyshkje.
Hidhërimi zemërthyes më vret mizorisht
Oh lulekuqet u bënë një buqetë me plagë.
Petalet e kuqe në tokë rrëzuar paqësisht
Po plaga rishtas filloj të pikojë gjak …
