Wednesday, February 4, 2026
BallinaLajmeNëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt Kosovës

Nëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt Kosovës

Shtatëvjeçari Leotrim Ahmeti, është në mesin e 1 mijë e 432 fëmijëve të vrarë në Kosovë nga forcat serbe.

Sot, në oborrin e Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj, u zbulua shtatorja e vogëlushit.

Kjo ngjarje u bë për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Skënderajt.

E emocionuar u shfaq nëna e tij, Shukrie Ahmeti.

Ajo u shpreh se “djali i saj paska qenë i krejt Kosovës”.

“Po ndjehem mirë se djali jem kishte qenë i krejt shqiptarëve. Faleminderit atij që është kujtuar për ta rregulluar këtë përmendore. Më kanë nderuar e më kanë gëzuar”, tha ajo për RTK-në, transmeton Klankosova.tv.

Shtatëvjeçari vdiq më 11 shtator 1998 në spitalin ushtarak në Gradicë të Drenasit, ku edhe u varros.

Ngjarja me shtatëvjeçarin është tejet e dhimbshme.

Nëna e tij ka një rrëfim tejet prekës.

“E kapa djalin. I thashë, çka ke djali im? Më tha: Oj nënë, edhe unë barkun e kam shqyer, më kanë dalur zorrët. I thashë: Pse, djali im? Vetëm e çoji xhemperin”, ishte shprehur ajo.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT