Monday, February 23, 2026
BallinaLajmeNënë e bijë nga Kosova humbin jetën në një aksident në Kroaci,...

Nënë e bijë nga Kosova humbin jetën në një aksident në Kroaci, babai e biri në gjendje të rëndë

Nënë e bijë raportohet të kenë humbur jetën pas një aksidenti në austradën A1 në Kroaci.

Siç raporton mediumi kroat, “Index.hr“, në aksidentin e ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në dalje të Ravçës në autostradën A1 kanë humbur jetën nënë e bijë shtetase të Kosovës, ndërsa babë e bir kanë mbetur të plagosur nga aksidenti dhe janë dërguar në një spital në Split.

Gjithashtu, në këtë aksident humbi jetën edhe një 33-vjeçar nga zona e Zarës. Nuk dihet ende se si ka ndodhur aksidenti dhe pritet raporti i prokurorisë komunale.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT