Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritPiro Millona Minella-....CIKLI: KUJTIME NGA GJIROKASTRA....

Piro Millona Minella-….CIKLI: KUJTIME NGA GJIROKASTRA….

… ” Si lule “margarita” mbetesh mikja ime… “

…..Ishte viti i dytë e jetës studentore. Kishim kaluar vitin e parë të vështirë në përshtatje në ritmin e ecurisë për të vazhduar më tej. Rradhët tona kishin mungesa shumë studentë kishin mbetur në rrjetën e provimeve. Por edhe shumë na u shtuan nga prurjet e viteve më të larta që kishin rezultuar mbetës.

Mund te kete qene fillimi i vitit akademikt. Mbaj mend qe kishte rene zilja e ores se fundit dhe studentet po dilnin plot zhurme dhe te qeshura te shkujdesura si vete jeta e tyre natyra e tyre plot gjalleri. Klasa e jone ishte ne katin e dyte ne krah te djathte, ne fillim te shkalleve. Grupi “222” e kishte te shenuar ne shpinen e deres. Mora poshte shkalleve pasi dorezova rregjistrin tek sekretarja Juli, nje femer e bukur dhe teper energjike.

Poshte ne sheshin e katit te pare ishin vendosur stendat me orarin e mesimeve per cdo grup, vit e dege.

E perqendruar ishte nje vajze qe shikonte orarin per cdo dite te mesimit. Ishte e veshur me nje bluze te bardhe, me nje fund teritali me ngjyre bojeqielli te celet, me nje pale sandale me ngjyre kafe te celur edhe ato.

Kishte nje trup mesatar, te holle dhe te kendshem.

U bera kurioz per ta pare nga fytyra dhe si me lezet erdha pak rrotull dhe me bisht te syrit po e shikoja. Kur nga shkallet po zbriste me nxitim nje vajze tjeter.

Ajo i thirri ne emer. Vajza sa degjoi emrin ku thye nga ajo dhe atehere une pashe dhe fytyren e saj.

Fytyre me pak “qukeza” qe i shkonin shume. Kishte sy te zinj, floket qe i mbulonin qafe dhe pak supet e brishta.

Te dyja bashke u larguan ne drejtim te konvikteve.

Nuk e di pse meraku me beri qe te nesermen ta kerkoja kush ishte ajo. Kuptohet rasti me i mire ishte te arrija me pare une dhe ta prisja tek dera e jashtme e fakultetit. Ashtu bera hengra shpejt e shpejt mengjesin tek menca Nr 3 dhe me nje fryme arrita tek Fakulteti, atje ku sot eshte Juridiku.

Qendrova i mbeshtetur tek kanngjellat dhe prita.

Dhe mundimi nuk me vajti “dem”. Ajo po vinte ne shoqerine e asaj vajzes tjeter. Une i lashe te dilnin para meje u futen ne godine dhe u drejtuan tek klasa ku kishin grupin e tyre. Pra e mora informacion e pare.

Pas fare pak kohe mora te gjitha te dhenat e nevojshme. Me habiti fakti se ishte gjirokastrite. Gjeta shoqerine e saj se kisha shume shoke gjirokastrite, qe i njihnin te dyja dhe keshtu me lezet nje dite te zakonshme mesimi, u bashkova me nje shokun tim gjirokastrit dhe ato te dyja. Si rastesisht u prezantova me to. Ate vajzen e gjate nuk e njihja, kurse kjo “Qukesja e kendshme”, kur me dha doren buzeqeshi dhe tha:

-Te mbaj mend kemi qene te dy ne shkollen “Koto Hoxhi”. Nje dite ore ne fizkulture, jam rrezuar nga paralelja e shkallezuar dhe vrava pak gjurin. Ty te thirren se, mbaje kendin e ndihmes se shpejte dhe erdhe me mjekove gjurin, me pak jodio dhe me pambuk, biles ma fashove edhe gjurin.

Une u habita, por te them te drejten nuk e kisha fiksuar, se kisha shume raste te tilla per ato dy vjet, qe mbajta kendin e ndihmes se shpejte.

Keshtu u be lidhja, me hoqi ate druajten time dhe me hodhi poshte tere variantet e mundshme, qe kisha menduar si ti afrohesha.

Keshtu filloi nje miqesi, si gjithe miqesite e studenteve.

Biles i dija dhe orarin e mesimeve, edhe oren e fizkltures. Nje dite shkova tek kendi i lojrave me dore ku benin oren e fizkultures. Per femra drejtuese e ores ishte nje Natasha, dikur rekordmebe ne hedhjen e diskut. Aty e pashe me kilota ngjyre te zeze dhe me bluze te bardhe si uniforme e detyrueshme.

Me vone ne shoqerine e asaj shoqes qe nuk i shkitej per asnje moment, shume here si “rastesisht” e benim rrugen bashke.

Aty mesova se ishte shume mire ne rusishte.

Une e kisha rregulluar te beja mesim ne grupin e prapambetur, nuk kisha nerva te merresha me rusishten se e konsideroja lende te vdekur. Kur na jepte profesori te perkthenim nga rusishtja, nuk e vrisja mendjen, por mbasdite shkoja tek godina e vajzave dhe dilte gjirokastritja e cila tere qejf ma pergatiste, perkthimin dhe te nesermen ishte dhe nje shkak me shume per ta shoqeruar ne fakultet.

Mbaj mende njehere mund te ishte fund vjeshte, shkova tek godina e saj dhe i thashe dezurnit, duke i treguar dhe dhomen ne katin e dyte. Nuk prita shume dhe erdhi e veshur ashtu thjesht, biles kam fiksuar kishte veshur nje triko leshi ngjyre jeshile te thelle.

U takuam dhe une kisha sjelle pjesen e rusishtes per perkthim.Po bisedonim, ishte nje orare qe kishte levizje. Kishim dale aty poshte tek dera e godines.

Kur kalon nje shoqja ime e tetevjecares edhe ajo gjirokastrite zyshe e ardhshme e anglishtes.

Me pershendeti dhe me hodhi edhe ajo nje romuz:

– He Pirro vjen ketu dhe nuk me kerkon te me takosh?

Shoqja ime e pashe qe kishte pak siklet, nga nervozimi duke rrotulluar komcen e keputi. Ulem e marr dhe ja jap.

Qendruam edhe pak dhe u larguam te dy, ajo hyri ne konvikt.

I dhurova nje fjalor te vogel nngjyre te kuqe Rusisht Shqip qe e kisha nga motra e madhe.

Miqesia vazhdonte por asnjeri nga ne nuk ishte i gatshem per te bere ate gjysem hap per tu cliruar nga emocionet.

Mora vesh se kishte motren te martuar ne Durres, i punonte ne nje uzine, diku andej nga zona industriale, e qytetit Ishte nje uzine teper e vjeter e ndertuar nga italianet. Dhe keshtu nje dite u nisem dhe shkuam e takuam edhe motren ne pune. Ishte pushimi i drekes dhe kishte nje mence ne ambjentet e uzines. Pime nje kafe.

Jeta e solli qe te mos ta vazhdonim me kete miqesi. Une mbarova fakultetin dhe u emerova ne Metalurgji.

Por miken time nuk e kisha harruar. Kur shkoj ne Gjirokaster me sherbim u kujtova per miken time, ishte behar dhe pyeta shoket e mi dhe me treguan se ishte ne Gjirokaster dhe shtepine ku e kishte konkretisht.

Bleva ne librari romanin e Ismail Kadarese ” Dimri i Vetmise se madhe” i bera nje shenim si dedikim, dhe keshtu perfundova tek dera e apartamentit te saj.

Trokita dhe u shfaq vete ajo.E habitur nuk e priste.

Por ishte mesuar me keto sjellje e miat. Kishte mamane ne shtepi, me ftoi brenda dhe u ula ne divanin 9500 leke qe ishte e i miri ne ate kohe. U prezantova me mamane e saj, me qerasen dhe pastaj me percolli deri tek dera e jajshtme.

Me uroi sa me shume suksese dhe u ndame.

Me vone mora vesh se ishte lidhur me nje cun nje vit me lart se une ne fakultet dhe shpejt e shpejt kishin bere celebrimin qe te merrte emerimin prane vendit te punes se te shoqit.

Ne mes te viteve 1980, shkova ne ate qytet te vogel ku jetonte ish mikja ime gjirokastrite. Ne zyren e finances pyeta per te dhe pas pak vjen teper e habitur “Qukesja” e dikurshme, me dha doren me shikoi ne sy dhe me ftoi ne kafen e ndermarjes.

Biseduam gjate. Me tregoi se kishte dy femije ne mos gabohem nje cun e vajze.

U ndame duke marre urimin e saj:

-Ishalla gjen nje cupe te mire se je miku im i mire dhe ta gezoj me gjithe zemer kete.

Jeta vazhdoi, pas vitit 1990 u shperbe edhe ndermarja ku punonte ajo dhe erdhen me shtepi ne Tirane.Kishin filluar pune ne pozicione te mira.

Ne vitin 2009 punoja ne nje zyre kontabile, nje dite kishim nje problem per te zgjidhur me taksat vendore. Shkova tek “21 Dhetori” dhe ne katin e dyte me adresuan ne nje zyre. Trokas dhe pa pritur te me thone hyr, hapa deren dhe hyra.

U shtanga ne tavoline perballe meje u shfaq perseri “Qukesja” e dikurshme. Ngrit syte ngjyre kafe, per nje moment nuk me njohu, edhe une nuk fola, pastaj nderhyra duke i treguar per problemin qe kisha .

E degjoi dhe une perseri e pashe ne sy dhe i thashe:

-Ne kemi qene dikur miq ne kohen e studentit.

Atehere ajo me pa gjate u ngrit me dha doren dhe me drejtoi jashte per tu ulur ne katin e pare ku ishte lokali.

Biseduam gjate, kuptohet i fola dhe une per krijimin e familjes time per ecurine time ne jete dhe pas rreth gjysem ore u ngritem.Me mbaroi pune menjehere.

U desh te kalonin disa vjet dhe ne dite kur punoja ne Kujdesi Shendetsor, rreth ores 9, kur une po kthesha nga lokali ku zakonisht pija kafen e mengjezit, perseri u ndesha me “Qukesen”. Ndaloi me dha doren. E pyeta ku banonte. U kthye dhe me tregoi pallatin as dhjete metra me larg.

Me te qeshur i thashe tani kur po mbarojme karrieren tone u beme perseri gjitone. Qeshi epo keshtu qenka jeta….

…..Tani nuk e kam parë më se as unë nuk jam në atë punë, gezoj statusin e pensionistit dhe nuk më bie rasti të shkoj në atë rrugicë, por edhe ajo ka dalë në pension dhe nuk del më çdo mëngjes për në punë. Ajo për mua mbetet në kujtesë ashtu Lule “margarita” e dikurshme….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT